image 1000 biletat e fundit për ndeshjen Ballkani – Shkupi, ja ku mund t'i gjeni ato

Futboll

1000 biletat e fundit për ndeshjen Ballkani – Shkupi, ja ku mund t’i gjeni ato

news image

Fc Ballkani ka njoftuar se të gjithë ata që janë të interesuar ta përcjellin ndeshjen Ballkani – Shkupi që zhvillohet sot në “Fadil Vokrri”, në ora 15:00 do të dalin në shitje edhe 1000 biletat e fundit, lokacioni: NEWBORN – Prishtinë.

Dy skuadrat shqiptare ndeshen sot në kuadër të ndeshjes së kthimit në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

‘Portokallinjtë’ triumfuan në ndeshjen e parë në udhëtim në Shkup me rezultat 2-1, me golat e Albion Rrahmanit e Meriton Korenicës, që nënkupton se Ballkani edhe me një barazim sonte do të kalonte tutje.

Një kualifikim i Ballkanit sonte do të nënkuptonte se ata do të bëheshin skuadra e parë në histori të futbollit kosovar që bëjnë pjesë në fazën grupore të një kompeticioni evropian.

/GazetaSinjaliSport/