image Shën Valentini, zbulohet surpriza e kryetarit të Tiranës për të gjithë të dashuruarit

Rajon

Shën Valentini, zbulohet surpriza e kryetarit të Tiranës për të gjithë të dashuruarit

news image

Edhe këtë vit Shën Valentini do të vijë ndryshe në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

Por ky Shën Valentin përkon dhe me një vit jubilar sikurse është 100-vjetori i Tiranës kryeqytet. Ndaj të gjithë të apasionuarit do të gjejnë tek Bashkia edhe logon e qytetit për këtë vit vërtet të veçantë. /Gazeta Sinjali/