Një urë është shembur në Tajvan, teksa sipër saj po kalonte një autocisternë e ngarkuar me karburant.
Si pasojë e shembjes së urës 10 persona kanë mbetur të lënduar, ku gjashtë prej tyre janë në gjendje kritike.
Autocisterna e cila u rrëzua në ujë ka goditur tri anije.
Autoritetet janë duke përfunduar hetimet e nevojshme në lidhje me rastin.