image Moska: Tre të vrarë nga shpërthimi i urës së Krimesë

Botë

Moska: Tre të vrarë nga shpërthimi i urës së Krimesë

news image

Komiteti hetues i Rusisë ka thënë se në sulmin e mëngjesit të sotëm në urën Kerch, kanë humbur jetën tre persona.

Në një deklaratë, të bërë përmes agjencisë shtetërore të lajmeve të Rusisë, autoritetet thanë: “Në urën Kerch, vdiqën tre pasagjerët e një makine që lëvizte pranë kamionit të shpërthyer”.

Më tej në deklaratë shtohet se, “hetimi përcaktoi të dhënat e kamionit që u hodh në erë në urën e Krimesë, dhe pronari i tij, është një banor i Territorit të Krasnodarit, veprimet hetimore janë nisur në vendbanimin e tij.”

Komiteti hetues më tej tha se, “po studiohet edhe rruga e lëvizjes së makinës dhe dokumentacioni”.

/GazetaSinjali/