Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka shembur mëngjesin e sotëm dy banesa të tjera në zonën e Astirit, që preken nga projekti i Unazës së Re.
Aksioni ka nisur prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa zona është blinduar nga policia, për shkak se mund të shoqërohet me përplasje, pasi banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Megjithatë, punonjësit e IKMT kanë arritur të shembin dy banesa dy katëshe, ndërsa kanë publikuar edhe pamjet e aksionit.
“IKMT ka prishur sot dy objekte dy kateshe ne zonen e “Astir”…”, thuhet në njoftimin e IKMT.