image Sheikët e Newcastle nuk i bëjnë përshtypje Mourinhos: Nuk e braktisi Romën

Futboll

Sheikët e Newcastle nuk i bëjnë përshtypje Mourinhos: Nuk e braktisi Romën

news image

As paratë e sheikëve të Newcastle United nuk do të mund ta largojnë Jose Mourinhon nga Roma, pa përfunduar kontratën që ka me ta.

Në konferencën për media për ndeshjen me Bodo/Glimt në Conference League, trajneri portugez, i pyetur nëse ekziston mundësia që të rikthehet në Premier League për një projekt të rëndësishëm të Newscastle United, Mou ishte i prerë:

Unë nuk po i braktis djemtë e mi për asgjë, është vendosur. Kam nënshkruar për 3 vjet dhe askush nuk do të më lejojë t’i braktis”.

Duke iu kthyer ndeshjes me ekipin norvegjez, Mourinho la të kuptohet që do të ketë rotacion, por nga ana tjetër theksoi se do të jetë e vështirë përshtatja e skuadrës së tij në kushte të vështira klimatike dhe të terrenit të lojës në këtë transfertë.

Nuk do të jetë e lehtë me fushën sintetike, një udhëtim -8-orësh… Ne nuk kemi shumë lojtarë dhe disa kanë probleme. Ne duhet të bëjmë disa ndryshime në formacion. Dallimi midis fushës sintetike dhe asaj me bar natyral? Është një ndryshim i madh. Në një vend nordik është standard, kështu që nuk është kritikë. Nuk mund të rrezikojmë sezonin e disa lojtarëve si Karsdorp dhe Zaniolo me një fushë artificiale dhe me këto kushte. Nuk kam qenë kurrë në Norvegji dhe në një vend të bukur si Bodo, me njerëz të dashuruar pas futbollit. Nuk është e lehtë të shohësh një ndeshje të madhe, por do të jetë emocionuese për tifozët”, përfundoi ‘Special One’. /Gazeta Sinjali Sporti/