image Shefqet Krasniqi flet pas deklaratës së tij që nxiti reagime

Kosovë

Shefqet Krasniqi flet pas deklaratës së tij që nxiti reagime

news image

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka folur sot për herë të parë pas akuzave të shumta për një deklaratë ku tha se “burrat janë për oda e gratë për kuzhinë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi tha se nuk merret me ata që e shajnë që sipas tij vetëm “shprehin nivelin e tyre”.

“Njerëzit janë të prirë me paragjyku e me sulmu. Është fenomen psikologjik që njeriu është i prinë me t’i pa të metat… njerëzit jon të prinë, nëse 99 gjëra të mira i bën, një të keqe, atë të keqe ta shohin”, u shpreh ai në Radio Prishtina.

Ai përmendi respektin që kanë treguar serbët paralufte për shqiptarët që ishin me Ramazan.

“E këta tonët, po e shajnë Ramazanin, islamin… gjithë dikush i del agjërueshëm. Pashë zotin, a nuk është e kulturës, për hatër të nanës e grusë me e respektu”, u shpreh më tej ai./Gazeta Sinjali/