image Shefja e shtetit ndërhynë në sherrin mes Qeverisë dhe grevistëve, sot i pret në presidencë dy palët

Politikë

Shefja e shtetit ndërhynë në sherrin mes Qeverisë dhe grevistëve, sot i pret në presidencë dy palët

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për sot në takim përfaqësuesit e sindikatave dhe të qeverisë me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të shpejtë rreth përfundimit të grevave dhe fillimit të procesit mësimor.

Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se janë ftuar nga presidentja e vendit dhe pjesë e takimit do të jenë kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së dhe Ali Gashi kryetar i Sindikatës se Administratës.

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po shpresojmë që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë. Kemi shpresa te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, ka thënë Ymeri për RTK.

Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për të gjetur ndonjë zgjidhje, duke pasur parasysh faktin se të dyja palët deri më tash nuk kanë pasur përafrime për të gjetur ndonjë ujdi.

Takimi pritet të mbahet në orën 15:00.

/GazetaSinjali/