Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kështu ai ka nisur takimet me liderët e opozitës, pasi në Ohër është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk u nënshkrua.
“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në Twitter shefi i zyrës së BE-së.
PDK-ja dhe LDK-ja kanë shprehur kritika të shumta për qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog, përfshirë edhe marrëveshjen e Ohërit.
Opozita thotë se Kosova e ka humbur mundësinë që tani ta marrë njohjen nga Serbia.