image Shefi i Zyres së BE-së në Kosovë ngushëllon familjarët e viktimave të tragjedisë në Kroaci

Kosovë

Shefi i Zyres së BE-së në Kosovë ngushëllon familjarët e viktimave të tragjedisë në Kroaci

news image

Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona. 

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve, teksa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci. U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave. Lutjet dhe mendimet e mia janë me njerëzit e Kosovës”, ka shkruar Szunyog në Twitter./Gazeta Sinjali/