Katari ka konfirmuar se nuk do të lejojë valvitjen e flamujve LGBTQ në Botërorin që do të mbahet këtë vit mes nëntorit dhe dhjetorit, transmeton Sinjali Sport.
Homoseksualiteti mashkullor dënohet me burgim, martesat e të njëjtit seks nuk njihen nga qeveria dhe të drejtat e grave janë shumë më të shtrënguara se në disa pjesë të tjera të botës.
Shefi i Sigurisë në Kupën e Botës 2022 në Katar, Abdullah Al Nasari ka përsëritur vendimin që asnjë flamur i komunitetit LGBTQ nuk do të lejohet.
“Nëse doni të shprehni pikëpamjet tuaja për kauzën LGBT, bëjeni në një shoqëri ku do të pranohet. Mos vini dhe shani një shoqëri të tërë. Ne nuk do të ndryshojmë fenë për 28 ditë.
“Nëse një tifoz ngre një flamur të LGBT në një stadium, ai do të merret, nuk do të jetë sepse duam ta ofendojmë, por ta mbrojmë. Nëse nuk e bëjmë, një spektator tjetër mund ta sulmojë atë. Nëse blini një biletë, është për të ndjekur një ndeshje futbolli dhe jo për të demonstruar”, ka deklaruar ai.