Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shëruar nga koronavirusi, njofton Gazeta Sinjali.
Lajmin për shërimin e tij e ka bërë të ditur vajza e Hamzës, Doruntina, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
“Me kënaqësi ju njoftoj se pas ritestimit për COVID-19 babi ka dalë negativ. Ju faleminderit prej zemrës për gjithë kujdesin e fjaët e mira gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Gazeta Sinjali/