image Shefi i BE-së takohet me Abdixhikun: Opozita të jetë konstruktive në proceset demokratike

Politikë

Shefi i BE-së takohet me Abdixhikun: Opozita të jetë konstruktive në proceset demokratike

news image

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka uruar për postin kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë takimit, Szunyog shtoi se është shumë e rëndësishme formimi i shpejtë i institucioneve të Kosovës, duke bërë thirrje që opozita të jetë konstruktive dhe të marrë pjesë në proceset demokratike.

“E urova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për postin e tij të ri. Shpreha rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës dhe pjesëmarrjen konstruktive të opozitës në proceset demokratike. Mezi pres të kemi bashkëpunim të ngushtë”, shkroi Szunyog në Twitter. /Gazeta Sinjali/