image Shefi i BE-së në Kosovë: Gjykata Speciale do t'i gjykojë vetëm individët

Kosovë

Shefi i BE-së në Kosovë: Gjykata Speciale do t’i gjykojë vetëm individët

news image

Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, thotë se Gjykata Speciale do t’i gjykojë vetëm individët dhe do ta lehtësojë drejtësinë tranzicionale të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Szunyog ka shtuar se funksionimi i Dhomave të Specializuara në Hagë është i nevojshëm për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar nga Kuvendi i Kosovës si institucione të pavarura gjyqësore me juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera sipas ligjit të Kosovës të kryera gjatë luftës. 

Është e rëndësishme të kihet gjithnjë parasysh se Dhomat e Specializuara nuk do t’i mbajnë në përgjegjësi grupet etnike, organizatat ose komunitetet, por vetëm individët. Duke vepruar kështu, Dhomat e Specializuara do ta lehtësojnë drejtësinë tranzicionale dhe do të mundësojnë përparimin shoqëror, duke e çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane“, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale do t’i gjykojë vetëm individët dhe do ta lehtësojë drejtësinë tranzicionale të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me të, sipas tij tregon gatishmërinë për t’u përballur me të kaluarën.

Në këtë kontekst, bashkëpunimi nga autoritetet e Kosovës mbetet vendimtar për të demonstruar përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe gatishmërinë e saj për t’u përballur me të kaluarën e saj”, ka thënë Szunyog për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”./Gazeta Sinjali/