Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje që të gjitha institucionet dhe partitë politike në Kosovë të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dektretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti për formimin e qeverisë së re.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Kumtesa e kësaj ambasade erdhi pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli kushtetues dekretin e presidentit për mandatarin për formimin e qeverisë./Gazeta Sinjali/