image ShBA/ Nëna la dy fëmijët e vegjël vetëm në shtëpi për të shijuar fundjavën me të dashurin

Botë

ShBA/ Nëna la dy fëmijët e vegjël vetëm në shtëpi për të shijuar fundjavën me të dashurin

news image

Për të shijuar një fundjavë me të dashurin e saj, një nënë i la vetëm fëmijët e saj të vegjël.

Kerry Lyn Caviasca dyshohet se i la fëmijët nën moshën 12-vjeçare, për dy ditë gjatë muajit nëntor, shkruan Mirror.

Caviasca, një mësuese nga Connecticut, akuzohet se i la fëmijët të mbijetojnë me ëmbëlsirat dhe dërgesat në Uber ndërsa ajo shkoi me pushime në Florida dhe festonte me të dashurin e saj, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga NBC Connecticut.

Ish-burri i Caviasca-s raportoi policinë në dhjetor. Ai pretendoi se dy fëmijët munguan në shkollë të hënën, më 22 nëntor dhe ai nuk ishte në gjendje të kontaktonte me ta gjatë fundjavës.

Dokumentet e gjykatës pretendojnë se ai i tha policisë se dërgoi babanë e tij në shtëpi për t’i kontrolluar ata, por ai nuk i gjeti fëmijët. Ndërkaq, kur babai i pyeti fëmijët nëse kishin mbetur vetëm në shtëpi, ata i thanë jo, raporton New York Post.

Babai i fëmijëve po ashtu raportoi se pa një numër mesazhesh midis Caviasca dhe fëmijëve gjatë fundjavës në fjalë.

Disa nga mesazhet thuhet se tregojnë fëmijët që pyesin nënën e tyre se çfarë duhet të hanë për darkë, ndërsa ajo supozohet se është përgjigjur: “Hani karamele dhe çka do tjetër”.

Policia mbërriti në shtëpinë e Caviasca-s pas raportimeve fillestare, por ajo fillimisht pretendoi se vëllai i saj ishte duke u kujdesur për fëmijët – përpara se përfundimisht të pranonte se ata kishin mbetur vetëm./GazetaSinjali/