image SHBA-ja planifikon ta ndalojë naftën nga Rusia, do ta zëvendësojë nga dy shtete të tjera

Botë

SHBA-ja planifikon ta ndalojë naftën nga Rusia, do ta zëvendësojë nga dy shtete të tjera

news image

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se këshilltarët e presidentit Joe Biden janë duke diskutuar për  një vizitë në Arabinë Saudite, në mënyrë që t’i bindin për furnizim me naftë.

Po ashtu, këshilltarët e Biden gjatë fundjavës u takuan edhe me Qeverinë e Venezuelës, për të zëvendësuar naftën nga Rusia.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha: “Ne nuk kemi ndonjë udhëtim ndërkombëtar për të njoftuar në këtë kohë, dhe shumë nga këto janë spekulime të parakohshme”.

Çështja e furnizimit global me energji dhe një riorganizim i mundshëm i aleancave botërore ka dalë në pah në dritën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. SHBA-ja aktualisht mbështetet tek Rusia për 10% të importeve të saj të naftës bruto dhe produkteve të naftës, sugjerojnë burimet.

Të dielën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se ligjvënësit amerikanë po “ekplorojnë” legjislacionin e mundshëm për ta izoluar Rusinë, duke përfshirë një ndalim të plotë të naftës dhe produkteve energjetike ruse në SHBA.

/GazetaSinjali/