image ShBA ia hedh poshtë kërkesën Djokovicit për të garuar në turnetë amerikan

Sporte të tjera

ShBA ia hedh poshtë kërkesën Djokovicit për të garuar në turnetë amerikan

news image

Novak Djokovicit nuk do t’i lejohet sërish të hyjë në SHBA sepse nuk është vaksinuar kundër COVID-19, që do të thotë se nuk do të lejohet të garojë në US Open, ka njoftuar senatori nga Florida, Rick Scott.

Ai ka shkruar se Djokovic nuk do të lejohet të luajë në Indian Wells dhe Miami, por më i rëndësishmi është US Open, i cili në rast fitoreje do t’i jepte atij avantazhin ndaj Rafael Nadalit në renditjen e titujve Grand Slam.

Djokovic dërgoi një kërkesë në SHBA, një leje të posaçme hyrjeje, por ajo u refuzua.

“Sapo jam informuar se Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka refuzuar kërkesën e Novak Gjokovic për një përjashtim nga vaksina, duke e bërë atë të papërshtatshëm për turneun Indian Wells dhe Miami. Joe Biden tani duhet ta rregullojë këtë, të japë përjashtimin dhe ta lërë të konkurrojë në turnetë në Indian Wells dhe Miami. Shtetet e Bashkuara”, shkroi Rick Scott për IndexHR .

/GazetaSinjaliSport/