image Djokoviç: Kosova është është në zemrën e çdo serbi, dua të kthehem atje për t'i pagëzuar fëmijët

Sporte të tjera

Djokoviç: Kosova është është në zemrën e çdo serbi, dua të kthehem atje për t’i pagëzuar fëmijët

news image

Tenisti serb, Novak Djokoviç ka dhënë një intervistë ekskluzive për të përditshmen italiane “Corriere della Sera, ku ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij si sportist.

Ndër të tjerash, Djokoviç ka folur edhe për Kosovën dhe situatën aktuale mes dy vendeve.

Ai ka thënë se Kosova është zemra, është qendra e kulturës, e identitetit, traditës, e fesë së tyre.

“E di që tema është shumë e ndjeshme. Se konflikti është ende aty, jo me armë tani, por tensioni ndihet. Nuk dua të përfshihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është zemra, është qendra e kulturës, e identitetit tonë, e traditës, e fesë sonë”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjerash, tenisti serb – babai i të cilit ka lindur në Kosovë, ka theksuar se planifikon të kthehet në Kosovë, për ti pagëzuar fëmijët atje.

“Dhe tani dua të kthehem në Kosovë, me gruan time Jelena, për të pagëzuar fëmijët tanë atje, Stefanin tetë vjeç dhe Tarën pesëvjeçare”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjali/