image Skandal: Djokovic lutet për shpirtin e terroristëve të vrarë serbë në Kosovë

Futboll

Skandal: Djokovic lutet për shpirtin e terroristëve të vrarë serbë në Kosovë

news image

Tenisti serb, Novak Djokoviq, ka reaguar në “Instagram” për serbët e vrarë në Kosovë para disa ditësh.

Tashmë zyrtarisht janë të vrarë tre terroristë serbë, të cilët e sulmuan Policinë e Kosovës.

Djokovic ka publikuar një foto të bërë para kishës së Shën Savës, ku janë ndezur qirinj për prehjen e shpirtrave të serbëve të vrarë mbrëmjen e së mërkurës.

“Çdo serbi i dhemb shpirti”, shkruhet në foton e shpërndarë nga Djokovic.

Pranë kishës së Shën Savës u mblodhën edhe grupet e tifozëve (Delije, Grobari, Taurunum boysi, Plava Unija) të cilët u bënë nderime viktimave.

/GazetaSinjali/