image SHBA emëron zëvendësambasador në Kosovë, ja kush është

Kosovë

Njoftim/ SHBA emëron zëvendësambasador në Kosovë, ja kush është

news image

Nicholas Giacobbe, është caktuar zëvendësambasador i ri në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori Philip Kosnett.

“I kënaqur që po e prezantoj zëvendës ambasadorin e ri në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nick Giacobbe. Nicku është diplomat i mençur dhe me eksperiencë, i cili me gruan e tij Cory, është gati ta njohë vendin dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Kosnett.

Ndërsa, Giacobbe është shprehur i lumtur që do të punojë në Kosovë. /Gazeta Sinjali/