Njohësi i çështjeve politike në vend, Demush Shasha, beson se nga partitë opozitare dhe asaj në pushtet, po bëhen kalkulime politike, shkruan Gazeta Sinjali.
“Këta që s’po dojn me votu Presidenten po bëjnë kalkulime politike. Këta që po dojn me ndryshu ligjin për zgjedhje po bëjnë kalkulime politike. Profiterat e të dy kampeve po bëjnë kalkulimet e veta. Ndërsa të vetmin kalkulim që po bëjnë qytetarët është që për dy javë në Kosovë kanë vdekur 134 qytetarë, ndërsa 10,013 janë infektuar”, shkroi Shasha në Facebook.
Shasha thotë se Osmani, duhet të votohet për presidente.
“Vjosa duhet të bëhet Presidente se ky është vullneti i qytetarëve, Ligji për Zgjedhje duhet të ndryshohet për të dhënë fund segregimit të diasporës. Por asnjë nga këto si kontrabandë në terrin e natës, por si festë në piken e ditës”, shkruan ai. /Gazeta Sinjali/