image Përçarja Osmani-Rama, presidentja nuk e fton asnjë nga Qeveria e Shqipërisë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Politikë

Përçarja Osmani-Rama, presidentja nuk e fton asnjë nga Qeveria e Shqipërisë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

news image

Ka nisur Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet sot në Prishtinë. Ky forum do të mbledh qindra politikanë, aktivistë, e zyrtarë nga 36 shtete.

Të ftuarit nga presidentja Vjosa Osmani, do të flasin për gjatë dy ditëve për rolin e grave në politikën ndërkombëtare.

Sipas agjendës zyrtare, në mesin e 400 të ftuarve nga 6 kontinente, nuk është asnjë nga Qeveria e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.

Nuk dihet arsyeja e mungesës së zyrtarëve nga Qeveria Rama, e cila, në fakt, ka më së shumti gra në kabinetin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Për më shumë, me ftesë të presidentes Osmani, në këtë forum do të mbajë një fjalim Grida Duma, një nga deputetet më të ashpra opozitare karshi qeverisjes së kryeministrit Rama.

Theksojmë se Osmani dhe Rama gëzojnë një raport të përçarë, shkruan Gazeta Sinjali/

Dyshja nuk i kanë fshehur dot marrëdhëniet e tensionuara mes tyre teksa ndodheshin në Samitin e SEECP në Selanik të Greqisë.

Përplasjet mes Osmanit dhe Ramës e kanë zanafillën që nga koha kur flitej për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, me Ramën që përflitej si përkrahës dhe Osmani një kundërshtare e fuqishme.

Ndërkohë përçarja mes dy politikanëve është thelluar me daljen në dritë të idesë për “Ballkanin e Hapur”, ide këtë të cilën presidentja e Kosovës e ka kundërshtuar vazhdimisht.

/GazetaSinjali/