image Këta presidentë nisen në Kiev për ta takuar Zelenskyn

Botë

Këta presidentë nisen në Kiev për ta takuar Zelenskyn

news image

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Zelensky, tha një këshilltar i liderit polak.

Vendet tona “po tregojnë mbështetje për Ukrainën dhe Presidentin Zelensky”, tha në Twitter këshilltari i presidentit polak Andrzej Duda, Jakub Kumoch, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Vizita e tyre vjen disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson vizitoi qytetin të shtunën.

/GazetaSinjali/