image Këshilltari i Osmanit i reagon Dedajt: Kërcënoi Presidenten dhe familjen e saj, do ta denoncojmë

Politikë

Këshilltari i Osmanit i reagon Dedajt: Kërcënoi Presidenten dhe familjen e saj, do ta denoncojmë

news image

Këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina ka reaguar ndaj deklaratave të ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj. Dedaj tha se ndihet i rrezikuar nga siç e ka quajtur ai “Klani i Osmani” ku ka përmendur presidenten Vjosa Osmani

Ai gjithashtu tha se përveç ligjit, te ai dhe familja e tij vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.

Një person totalisht i papërgjegjshëm që për shkak të interesave meskine dhe prapaskenave të ulëta është katapultuar  në pozitën e ambasadorit pa i plotësuar kriteret themelore, manipulon, përvetëson dhe kërcënon kreun e shtetit. Pa asnjë hezitim, ai përdorë deklarimin në një emision live për të bërë kërcënim kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj, për të cilën gjë ai do të denoncohet në organet e rendit”, ka thënë ai.

Kërcënimi i Dedajt është çështje që duhet të trajtohet nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Nuk arsyetohet në asnjë mënyrë dhënia e hapësirës mediale një personi, recidivist i keqpërdorimit të historisë familjare në funksion të përfitimeve personale. Mediat nuk janë klinika për shërimin e komplekseve, prandaj të tillë persona duhet shmangen nga prezantimi publik në funksion të ruajtjes së higjienës në sferën e komunikimit me publikun”, ka shtuar ai.

Dedaj tha në t7 se nëse dikush e shkel ose e vret, do ta vret edhe ai.

Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pasë pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, ka thënë Dedaj.

/GazetaSinjali/