image Shaqiri pas ndeshjes: Ëndrra ime ishte të luaja për Kosovën

Futboll

Shaqiri pas ndeshjes: Ëndrra ime ishte të luaja për Kosovën

news image

Kosova dhe Zvicra barazuan me rezultat 1-1 në miqësoren e zhvilluar sot në Cyrih të Zvicrës, shkruan Sinjali Sport.

Golin e avantazhit e realizoi Milot Rashica, gjersa për Zvicrën shifrat i barazoi mbrojtësi Lotomba.

Pas përfundimit të ndeshjes u deklarua Xherdan Shaqiri i cili e pranoi se e kishte ëndërr që të luante për Kosovën.

I pyetur nëse e kishte menduar për të luajtur për Kosovën, Shaqiri u përgjigj: “Sigurisht që e kam menduar, ishte ëndrra ime të luaja për Kosovën, por kështu doli”, u shpreh 30-vjeçari nga Zhegra.

Ndryshe, Kosova doli e pamposhtur në ciklin e dy ndeshjeve miqësore të zhvilluara gjatë Marsit, me një fitore të thellë 5-0 ndaj Burkina Fasos, dhe barazimin e sotëm ndaj Zvicrës 1-1.

/GazetaSinjaliSport/