image Shaqiri mund të largohet edhe nga Lyoni, kërkohet nga ekipi turk

Futboll

Shaqiri mund të largohet edhe nga Lyoni, kërkohet nga ekipi turk

news image

Xherdan Shaqiri mund të ndërroj sërish skuadrën.

Ylli kosovar po kërkohet në afatin e janarit nga Fenerbahce. Pasi humbi vendin e titullarit te Lyonit, Shaqiri është i pakënaqur me situatën te skuadra franceze dhe po mendon largimin.

Sipas mediave turke, Fenerbahce është duke e kërkuar me ngulm Shaqirin dhe është top prioriteti për blerje në afatin e janarit.

Problemi i vetëm te Feneri është mungesa aktuale e trajnerit dhe se klubi nuk po ngutet në transferime pa e zyrtarizuar emrin e timonierit të skuadrës pas shkarkimit të Vitor Pereiras. Fenerbahce edhe në të kaluarën kishte shikuar mundësinë e transferimit të Shaqirit.

/Gazeta Sinjali Sporti/