image Shaqiri asiston në fitoren e Lyonit ndaj Strasbourgut

Futboll

Shaqiri asiston në fitoren e Lyonit ndaj Strasbourgut

news image

Olympique Lyon ka arritur fitoren e radhës në elitën e futbollit francez, shkruan Sinjali Sport.

Lyoni triumfoi pastër me rezultat 3-1 ndaj Strasbourgut.

Në këtë ndeshje për vendasit debutoi shqiptari Xherdan Shaqiri, i cili edhe asistoi te goli i dytë i konkretizuar nga mbrojtësi Denayer.

Golin e parë e realizoi sulmuesi, Dembele, kurse për të fundin u përkujdes mesfushori brazilian, Paqueta.

Për golin e nderit te mysafirët u kujdes Diallo nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Lyoni ngritët në pozitën e gjashtë me tetë pikë, kurse mysafirët në të 16 me katër pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/