Olympique Lyon ka arritur fitoren e radhës në elitën e futbollit francez, shkruan Sinjali Sport.
Lyoni triumfoi pastër me rezultat 3-1 ndaj Strasbourgut.
Në këtë ndeshje për vendasit debutoi shqiptari Xherdan Shaqiri, i cili edhe asistoi te goli i dytë i konkretizuar nga mbrojtësi Denayer.
Golin e parë e realizoi sulmuesi, Dembele, kurse për të fundin u përkujdes mesfushori brazilian, Paqueta.
Për golin e nderit te mysafirët u kujdes Diallo nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Lyoni ngritët në pozitën e gjashtë me tetë pikë, kurse mysafirët në të 16 me katër pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/