image Shaqir Totaj kandidat për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së

Politikë

Shaqir Totaj kandidat për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e  Shaqir Totajt për kryetar të komunës së Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Për zyrtarizimin e kandidaturës së Totajt, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ka ardhur koha që Prizrenin ta kthejnë në binarë.

“Jam i lumtur që në këtë takim shoh shumë qytetarë të Prizrenit që kanë ardhur në këtë takim, sepse e duan qytetin e Prizrenit, pastërtinë, shëndetësisë dhe arsimimin më të mirë në Prizren. Natyrisht që unë jam këtu që të ju ftoj të gjithë juve që të bashkohemi dhe ta kthejmë Prizrenin në binar të përparimit”, ka thënë Hoxhaj para të pranishmëve.

Ai më tutje shtoi se Prizrent i duhet një kryetar që është pranë qytetarëve 24 orë në ditë. /GazetaSinjali/