image Shala - Qeverisë: Masat emergjente po vazhdojnë pakufi, me këtë telekomedi po humbim kohë

Politikë

Shala – Qeverisë: Masat emergjente po vazhdojnë pakufi, me këtë telekomedi po humbim kohë

news image

Në seancën e jashtëzakonshme për vazhdimin e masave emergjente, deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se Qeveria e Kosovës po e keqpërdor pakufi çështjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Deputeti Shala theksoi sesa i përket këtyre masave të vazhdueshme nuk ka transparencë nga qeveria.

“Fatkeqësisht po keqpërdoret ky nen i këtij ligji, duke vazhduar në pakufi shpallja e masave emergjente. Gjashtë herë me radhë me shmangie procedurale, gjashtë herë asnjë raport nga ministria përkatëse. Por, ne po vazhdojmë fatkeqësisht me këtë telekomedi dhe po humbim shumë kohë. Për çdo muaj me të njëjtin raport dhe retorikë… Pse duhet gjithmonë të shpallim gjendje emergjente dhe të merremi me çështjen e peletit. Kemi mbetur te peleti, dhe s’po mund të lëvizim më. Peleti nuk i plotëson as 1-2 për qind të nevojave të konsumatorëve të vendit tonë”, tha Shala. 

/GazetaSinjali/