image Shala: Nisma–AKR e voton mocionin për rrëzimin e qeverisë

Politikë

Politikë/ Shala: Nisma–AKR e voton mocionin për rrëzimin e qeverisë

news image

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit Nisma – AKR, Haxhi Shala, ka thënë se koalicioni që ai përfaqëson do ta mbështesë mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzimin e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shala ka thënë se do të votojë për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pasi sipas tij, kjo qeveri i ka shkaktuar krizë politike.

“Kosova sot po ballafaqohet me dy viruse, virusin e shpresës dhe koronavirusin. Besoj që virusi shpresa nga sot nuk do të jetë këtu, sepse do ta merr atë që e ka merituar që 45 ditë. Kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria më jetëshkurtër në historinë e vendit. Kriza politike që e ka shkaktuar qeveria e shpresës, ne si Nismë, si Kuvend i Kosovës do t’i jepim epilog kësaj krize politike me virusa. Në emër të grupit parlamentar Nisma – AKR desha të them se ne e përkrahim këtë mocion për rrëzimin e qeverisë”, tha deputeti Shala./Gazeta Sinjali/