image Shala nga shtabi i LDK-së në Junik: Lajmi për arrestimin e djalit të kandidatit tonë është i rremë

Shala nga shtabi i LDK-së në Junik: Lajmi për arrestimin e djalit të kandidatit tonë është i rremë

news image

Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik, e ka mohuar lajmin për arrestimin e djalit të kandidatit të LDK-së për kryetar të kësaj komune.

Zëdhënësi i këtij shtabi, Zenun Shala, tha se ky lajm është i rremë dhe nuk qëndron, dhe sipas tij e kanë shpërndarë aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ne si shtab zgjedhor i LDK-së në Junik nuk kemi kësi informacioni, ky lajm është lajm i rremë, është bërë nëpër Facebook-at e aktivistëve të aleancës por si lajm nuk qëndron, ne nuk kemi kurrfarë informacioni për këtë ngjarje”, ka thënë Shala për Klan Kosovën.

Ai u shpreh i sigurt që djali i kandidatit të tyre nuk e ka kërcënuar menaxheren e qendrës së votimit në këtë komunë. /GazetaSinjali/