image Shala - Kurtit: Boll na fole për 20 vitet e kaluara, e ke pushtetin absolut në dorë

Politikë

Shala – Kurtit: Boll na fole për 20 vitet e kaluara, e ke pushtetin absolut në dorë

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ia ka kujtuar kryeministrit Kurti se e ka në dorë ‘pushtetin absolut’ për të vepruar. Ai i ka bërë thirrje Kurtit ta lë – siç e quan Shala – retorikën boshe për 20 vitet e kaluara.

Tutje ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka vepruar me kohë ndaj krizës së paralajmëruar energjetike.

“Kryeministri ka pushtetin absolut, edhe rregullatorët e pavarur i ka nën menaxhimin e tij, në rregull pra, i ka kërkuar ia keni dhënë, iu ka premtuar, i keni besuar, por sot ku jemi? Askund nuk jemi me premtimet që ka dhënë, vend gjysmë i izoluar, me ekonomi të spotuar, asnjë lopatë inaugurimi nuk shihet askund në Kosovë”, deklaroi ai në Kuvend.

“Kryeministri na sjell retorikën mbi 20 vjeçare boshe për të kaluarën. Ju duhet të jeni këtu për të ardhmen, për zhvillimet, për të menaxhuar situatën politike, pandemike, energjinë, për të ulur inflacionin e jo për të rritur. Fillo me projektet, mos i përsërit gabimet nëse ka pasur në të kaluarën. Të gjitha resurzet e këtij vendi i ke në dorë kryeministër”, tha Shala./GazetaSinjali/