image Shala konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin për Asociacionin: Po futemi në një situatë serioze

Politikë

Shala konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin për Asociacionin: Po futemi në një situatë serioze

news image

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se po futemi në një “situatë serioze” në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

Shala tha se LVV-ja i ka fituar zgjedhjet “me platformë kundër Zajednicës”.

“Është një situatë serioze në të cilën po futemi”, tha ai në Frontal të T7, duke kërkuar që “Qeveria të jetë transparente”.

Ai tha se në takimin e nesërm rreth Asociacionit, të thirrur nga SHBA-ja, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e PDK-së.

/GazetaSinjali/