Shefi i GP të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka deklaruar se subjekti ku bën pjesë ai, është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nisma si subjekt politik është e përgatitur gjithmonë për zgjedhje kurdo që ato të mbahen. Tani e kemi një vendim të Kushtetuese që ne e respektojmë dhe vazhdojmë më tutje“, ka thënë ai.
Shala gjithashtu foli edhe për mundësinë që Nisma të shkojë e vetme në zgjedhje apo për ndonjë opsion tjetër.
“Ne nuk kemi marr vendim ende për këtë çështje. Normalisht ajo çfarë mendon shumica e udhëheqjes së Nismës dhe është kërkesë e shumicës është që Nisma të garojë e vetme. Ne jemi të gatshëm që të garojmë të vetëm. Por me diskutim me të tjerët ne së shpejti do ta marrin një vendim“, deklaroi ai.
“Nga organet drejtuese të Nismës do të marrët vendim dhe ne do të tregojmë se a do të shkojë Nisma e vetme apo në koalicion. Kemi oferta të shumta nga parti të tjera për të bashkëpunuar”, përfundoi ai në T7.