image Shaip Kamberi arrin të bëhet sërish deputet në Parlamentin e Serbisë

Politikë

Shaip Kamberi arrin të bëhet sërish deputet në Parlamentin e Serbisë

news image

Partia e presidentit Vuçiq (SNS), sipas rezultateve preliminare, ka fituar 122 mandate, SPS i Ivica Daçiqit 32 mandate, duke e siguruar kështu shumicën e nevojshme në Kuvendin e Serbisë.

Në anën tjetër, shqiptarët kane fituar vetëm një mandat, konkretisht Shaip Kamberi, përderisa ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dështuar në këto zgjedhje.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, shqiptarët e Luginës këtë herë kanë dy deputetë më pak në Parlamentin e Serbisë.

Përndryshe, partia e radikalit Vojisllav Sheshel dhe e ish-presidentit Boris Tadiq kanë mbetur jashtë Parlamentit të Serbisë.

/GazetaSinjali/