image Sfilata e fundit e dizajnerit të famshëm

Modë & Stil

Stili/ Sfilata e fundit e dizajnerit të famshëm

news image

Pak ditë më parë, dizajneri i famshëm Jean Paul Gaultier njoftoi se së shpejti do të mbahet sfilata e tij e fundit. Në Paris, u prezantua koleksioni i fundit Haute Couture – Pranverë 2020.

“Përmes kësaj sfilate, që përkon me 50 vitet e karrierës sime do të jetë gjithashtu shfaqja e fundit. Gjithsesi, të jeni të bindur që konceptet e reja në Haute Couture do të vijojnë!” u shpreh dizajneri përmes një videoje.

Në sfilatë nuk munguan emra si Karlie Kloss, Gigi dhe Bella Hadid, Coco Rocha, Irina Shayk etj. Sfilata e fundit e Jean Paul Gautier shërbeu si e para për Paris Jackson, vajza e Michael Jackson, e cila nënshkroi me kompaninë e talenteve IMG që në 2017-n, por nuk kishte sfiluar kurrë, shkruan Anabel.