image Me fytyrë të mbuluar e veshje lëkure, ku është nisur Kim Kardashian

Bota e Yjeve

Me fytyrë të mbuluar e veshje lëkure, ku është nisur Kim Kardashian

news image

Kim Kardashian është duke bërë një tjetër paraqitje të guximshme me stilin e saj.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 40-vjeçe, ka lënë të gjithë të befasuar të shtunën në një kostum të zi lëkure të markës Balenciaga gjatë arritjes në New York përpara evenimentit të “Met Gala”.

Kardashian u fotografua teksa dilte nga një makinë luksoze me një veshje interesante krejtësisht në të zeza përfshirë pantallona të tillë e çizme të njëjta. Më e rëndësishmja, fytyra e saj nuk shihej fare për shkak të një maske që mbante e cila kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e gjatë.

Kim Kardashian (Foto: MEGA)

Themeluesja e “Skims” etiketoi stilistin e Balenciaga, Demna Gvasalia, gjersa ndau poza të ndryshme me këtë lloj stili në Instagram.

Ajo postimin e kompletoi me një ‘emoji’ thike.

Muajin e kaluar, Kim gjithashtu u shfaq me një veshje të tillë për albumin “Donda” të ish-bashkëshortit Kanye West në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Fëmijët e çiftit, vajzat North, 8 vjeçe dhe Chicago, 3 dhe djemtë Saint, 5 e Psalm, 2 vjeç, gjithashtu ndoqën ngjarjen dhe u kombinuan me prindërit e tyre me veshje të zeza.

“Met Gala” do të mbahet nesër (13 shtator) dhe pjesëmarrësit do të vaksinohen e të vendosin maskat brenda./Gazeta Sinjali/

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)