image Sveçla: Asnjë polic nuk duhet të friksohet, secili do të ballafaqohet me atë çfarë ka bërë

Kosovë

Deklarata/ Sveçla: Asnjë polic nuk duhet të friksohet, secili do të ballafaqohet me atë çfarë ka bërë

news image

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për arrestimet e fundit të zyrtarëve policorë, ku theksoi se kjo nuk ka ndodhur me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por me vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

Sveçla tha se policët nuk kanë nevojë të frikësohen, sipas tij kushdo që është i përfshirë në krime do të dalë para ligjit.

“Asnjë polic nuk duhet të friksohet, secili do të ballafaqohet me atë çfarë ka bërë, gjithmonë duke marrë parasysh ligjet e këtij vendi. Ne edhe per rastet e vjetra do të punojmë që të zbulohen, dhe kudsho që është i përfshirë në krime do të dalë para ligjit. Ne e dimë se ka pas qarqe të caktuara brenda Policisë që kanë zbatuar urdhëra të paligjshëm, do të ketë drejtësi për të gjithë”, ka deklaruar Sveçla në KTV.

Sveçla thotë se do të punojnë që puna e mirë e policisë të mos njolloset nga individë të caktuar.

“Edhe policia edhe MPB janë njohur në publik për skandale të ndryshme por çfarë është jashtëzakonisht e dëmshme është mos zbulimi i tyre dhe mosndëshkimi i tyre. Qëllim i ynë është që këto raste të zbulohen dhe të gjithë akterët të përjashtohen nga policia dhe të ndëshkohen nga ligji”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se presin raporte korrekte me drejtorin e Policisë. Ai ka thënë se nuk është e drejtë t’i përndjekin ata që nuk kanë mbështetje por se drejtësia duhet të vendoset në çdo rast./Gazeta Sinjali/