image Sezoni i ri i Përputhen: Mund të aplikojnë vetëm personat mbi 40 vjeç

TV & Radio

Sezoni i ri i Përputhen: Mund të aplikojnë vetëm personat mbi 40 vjeç

news image

Emisioni “Përputhen”, ka hapur audicionet për aplikim për sezonin e ri që do të quhet “Përputhen 40”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky sezon do jetë ndryshe, sepse konkurentët do të jenë mbi moshën 40 vjeç.

“Përputhen 40” do të jetë vendi i njohjeve të reja, për individë, mbi moshën 40 vjeç, që janë beqar të divorcuar apo të ve.
Sërish të parët në thyerjen e tabuve, jemi kurioz të mësojmë se çfarë do të ndodhë në Përputhen 40. Për këdo që është vetëm dhe dëshiron të ketë njohje të reja, por edhe të provojë një aventurë televizive, mos nguro apliko tani që audicionet sapo janë hapur
, shkruhet në njoftim.

Emisioni ” Përputhen”, është emisioni më i ndjekur shqiptar për momentin.

/Gazeta Sinjali/