image Sezoni i ardhshëm i Serie A mund të ndryshojë tërësisht, klubet kundër formatit të ri

Futboll

Sezoni i ardhshëm i Serie A mund të ndryshojë tërësisht, klubet kundër formatit të ri

news image

Vonesa për ta mbyllur sezonin aktual, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit pas asaj ndërprerjeje 3-mujore, ka sjellur probleme të pashmangshme në vonesa edhe për planifikimin e sezonit të ardhshëm. Për 2020-2021, veç të tjerash nuk pranohen vonesa për nisjen e Serisë A, për shkak se në verën e ardhshme do të luhet edhe Evropiani, i cili nuk mundi të organizohej këtë verë për të njëjtat arsye.

Vonesa e nisjes së edicionit të ardhshëm futbollistik nuk mund të jetë një opsion. Kështu që, në Itali qarkullojnë hipotezat e para për ta zgjidhur këtë situatë të pakëndshme, të cilat bëjnë fjalë për ndërhyrje direkte në ndryshimin e formatit të sezonit të ardhshëm. Është një ide që nuk u pëlqen sigurisht klubeve, për shkak të dëmit financiar.

Sipas informacioneve të gazetës “La Repubblica”, mund të kemi një reduktim të javëve nga 38 që janë aktualisht dhe verdiktet e sezonit të jepen përmes “play off”-eve dhe “play out”-it. Më specifikisht, do të luhej një sezon i rregullt prej 19 javësh dhe pastaj do të niste faza e “play off”-eve dhe “play out”- it me dhjetë skuadra secila.

Pritet që të qartësohet më vonë sesi mund të ndahen ndeshjet brenda dhe jashtë shtëpisë në 19 javët e rregullta. Gjithsesi, jemi ende në fazën e një ideje dhe do të shohim nëse gjithçka do të konfirmohet së shpejti ose do të hidhet poshtë për të studiuar një tjetër zgjidhje.

Por ajo që është e sigurt, është se afatet aktuale nuk lejojnë nisjen e sezonit të ardhshëm të Serisë A në mesin e muajit gusht, sepse teknikisht muajin e ardhshëm përfundon kampionati i këtij sezoni, i cili më pas do t’ua lërë vendin kompeticioneve të UEFA-s, Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës. Me pak fjalë, kohët shtrëngohen dhe duhet një zgjidhje në kohë të shkurtër. A mund të jetë kjo? Të presim dhe të shohim.

Ko nuk është hera e parë që në Itali qarkullon një hipotezë e tillë. Ideja e një “play off”-i dhe “play out”-i u hodh edhe këtë sezon, pas ndërprerjes së tij në mesin e muajit mars për shkak të pandemisë. Por Italia përdori të gjitha burimet e saj për të bërë të mundur që kampionati të riniste normalisht, duke ndjekur shembullin e Gjermanisë dhe më pas të Spanjës dhe Anglisë dhe shmangur skenarin që askush nuk do të donte, atë të Ligës së Parë Franceze, e cila vendosi që ta anulonte sezonin përfundimisht. /Sinjali Sportiv