Sevilla pret në Ramon Sanchez Pizjuan, Realin e Madridit që nuk është në formën optimale.
Julen Lopetegui do të kërkojë të hakmerret ndaj ish-skuadrës së tij për atë shkarkim nga detyra që Reali i bëri sezonin e kaluar ndërkohë që Sevilla do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për t’u shkëptur akoma më shumë në krye të renditjes.
Ndërsa Reali do të kërkojë të vazhdojë serinë e fitoreve pas fitores javën e kaluar ndaj Levantes.
Zinedine Zidane do të ketë shumë mungesa në formacionin bazë duke filluar nga Modric, Marcelo, Isco e Asensio, ndërsa pritet të rikthehet kapiteni i skuadrës Sergio Ramos.
Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:
Sevilla: Vaclik, Navas, Carriço, Reguilon, Fernando, Banega, Jordan, Ocampos, Munir, De Jong.
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Casemiro, Kroos, James, Bale, Hazard, Benzema.
Ndeshja mes Sevillës dhe Realit fillon nga ora 21:00./Gazeta Sinjali/