image Sevilla e Barcelona ndahen në 'paqe' në derbin e La Ligas

Futboll

Sevilla e Barcelona ndahen në ‘paqe’ në derbin e La Ligas

news image

Kryendeshja e xhiros së 19-të në La Ligan spanjolle u zhvillua sot (e marte), shkruan Sinjali Sport.

Sevilla barazoi si nikoqire me Barcelonën në “Stadio Ramón Sánchez Pizjuan”, me rezultat 1-1.

Papu Gomez e hapi sfidën me golin e minutës së 32-të për vendasit, ndërsa për mysafirët e mbylli llogarinë e golave Ronald Aruajo në minutën e 45-të.

Sevilla nga minuta e 64-të luajti me një futbollistë më pak, pasi Jules Kounde u ndëshkua me karton të kuq, pasi me qëllim e goditi me top Jordi Alban.

Andaluzianët janë duke kaluar një super sezon, pasi gjenden në vendin e dytë në klasifikimin tabelorë të elitës spanjolle me 38 pikë, pesë më pak se lideri, Real Madrid.

Për dallim prej vendasve, mysafirët nga Katalunia, qëndrojnë më dobët në këtë aspekt, duke u renditur në pozitën e shtatë me 28 pikë, një pozicion që nuk jemi mësuar ta shohim, duke e ditur që ka qenë kampioni më i shpeshtë i La Ligas në këtë shekull.  /Gazeta Sinjali Sporti/