Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është risia e madhe e listës së futbollistëve të ftuar nga trajneri i Barcelonës, Quique Setién për ndeshjen e nesërme kundër Getafes.
Manaj është përfshirë në listën e 18 futbollistëve që nesër do të keni mundësi të paraqiten në ndeshjen kundër Getafes të cilën Barcelona do ta luajë në Camp Nou.
Manaj është transferuar te Barcelona B nga Albacete gjatë afatit kalimtar të janarit.
Shifra e transferimit të tij shkonte në rreth 700 mijë euro, plus bonuse. /Gazeta Sinjali/