image Serwer: Opozita kosovare po mendon vetëm si të vijë në pushtet me çdo kusht

Kosovë

Serwer: Opozita kosovare po mendon vetëm si të vijë në pushtet me çdo kusht

news image

Studiuesi i Ballkanit nga Washingtoni, Daniel Serwer, në një shkrim të botuar në website-in e tij ka shkruar se opozita e Kosovës po mendon vetëm si të vijë në pushtet.

Serwer shkruan se Dhomat e Specializura mund të zvarriten me vite, do ta dëmtojnë imazhin dhe funksionalitetin e Kosovës.

Serwer më tutje shton se opozita kosovare vetëm dëshiron të vijë në pushtet me çdo kusht, ndërsa ka shtuar se frikësohet se Kosova mund të përfundojë me dy skenaret më të këqija për sa i përket dialogut.

“Dhomat e Specializuara mund të zvarriten me vite. Do ta dëmtojnë imazhin dhe do ta rrezikojnë funksionalitetin dhe shtetësinë e Kosovës. Opozita politike e Kosovës mendon vetëm se si të vijë në pushtet me çdo kusht. Madje mund të përfundojnë me dy nga rezultatet më të këqija: ndarje pa njohje. Frikësohem nga skenarët negativë që vetëm na ofrojnë një status të ngjashëm me atë të Palestinës ose bashkim me Shqipërinë”, shkruan Serwer në artikullin e botuar në Peacefare./ Gazeta Sinjali/