image Sërish zjarre në Kosovë, digjen disa hektarë pyje në Shtime

Siguri

Sërish zjarre në Kosovë, digjen disa hektarë pyje në Shtime

news image

Disa hektarë me pyje janë përfshirë nga zjarri në fshatin Topillë të Komunës së Shtimes, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, ka njoftuar për situatën atje.

“Isha në fshatin Topillë ku kanë shpërthyer vatra zjarri fushore e malore që nga mesi i ditës, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri”, ka thënë Ismajli.

Ekipet përgjegjëse, sipas Ismajlit janë ende në terren duke e mbikëqyrur situatën, pasi, sipas tij, për shkak të erës, zjarri mund të përhapet sërish.

May be an image of standing and outdoors
May be an image of standing, fire and outdoors

/GazetaSinjali/