image Sërish sulm në një xhami në Afganistan

Botë

Sërish sulm në një xhami në Afganistan

news image

Një shpërthim tjetër ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtës në një xhami në Afganistan, ku besohet se kanë mbetur të vrarë shumë persona.

Mediat lokale po raportojnë se shpërthimi ndodhi në xhaminë “Iman Bargah” dhe se disa njerëz janë vrarë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Shkaku i këtij shpërthimi nuk është i qartë ende, por dyshohet se prapa qëndron një sulm vetëvrasës.

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur edhe të premten e kaluar, në një xhami gjatë lutjeve të së premtes në Kunduz, ku mbetën së paku 50 persona të vrarë./GazetaSinjali/