image Sërish protesta në Tiranë

Rajon

Rajon/ Sërish protesta në Tiranë

news image

Sot në Tiranë do të protestohet sërish pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar Shqiptar, shkruan Gazeta Sinjali.

Protestuesit në Tiranë kishin “pauzuar” gjatë ditës së djeshme në shenjë respekti për besimtarët myslimanë, pasi e marta përkonte me Natën e Kadrit

Siç bëjnë të ditur mediat në Shqipëri, protesta e sotme është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe do të mbahet në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Ministrisë së Brendshme.

Krah tyre, ashtu si kurse edhe në protestën e kaluar, do të jetë edhe opozita, me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Protesta e kaluar u mbajt në orën 16:30 dhe zgjati për mbi 2 orë, ku nuk munguan disa incidente të vogla, por që në tërësinë e saj u karakterizua me qetësi./Gazeta Sinjali/