Qytetarët anembanë Serbisë kanë filluar të mblidhen në lokacionet e dakorduara për protestën që në orën 14:00, gjegjësisht bllokim dyorësh të rrugëve dhe autostrdave.
Siç raporton Nova.rs, që nga mbrëmja e djeshme, policia po i frikëson njerëzit që të mos dalin në protestë, duke iu ardhur në dyer dhe duke i kërcënuar me kallëzime penale dhe ndjekje penale.
Lëvizja qytetare, “Nisu-ndrysho” dhe “Ngritje ekologjike” kanë paralajmëruar se protesta do të organizohen në të paktën 47 lokacione në të gjithë Serbinë duke përfshirë qytetet e mëdha.
Savo Manojloviq, përfaqësuesi i iniciativës “Nisu-ndrysho”, i cili është një nga organizatorët e protestës ka thënë se njerëzit duhet t’i bashkohen protestës sepse kjo është çështje e të gjithë qytetarëve.
“Kjo shkon përtej çdo bindje politike. Të gjithë jemi këtu për shkak të flamujve të Republikës së Serbisë”, thekson Manojloviq.
Kjo është java e dytë që në ditën e shtune organizohet protesta kundër vendimeve qeveritare që kanë të bëjnë me miratimin e ligjit të Referendumit dhe eksplorimit të mineraleve.